HomeLajme

I frymëzuar nga filmi “Black Panther”, ky është qyteti që do kushtojë 6 miliardë dollarë

Reperi Akon ka zbuluar planet e tij për ndërtimin e një qyteti në Senegal që do të kushtojë 6 miliardë dollarë. Këngëtari i famshëm është frymëzuar për projektin e tij nga Wakanda, në filmin “Black Panther”.

Në një konferencë të mbajtur të hënën, Akon tha se janë hedhur themelet për qytetin që do të ndërtohet në fshatin Mbodiene, rreth 100 km larg kryeqytetit Dakar.

Qyteti do të furnizohet nga energjia e diellit dhe do të ketë hotele, një universitet, spitale, qendra biznesi, një kazino dhe studio filmike, të gjitha me një dizajn modern nga arkitekti Hussein Bakri.

“Jam rritur në Nju Xhersi të SHBA-së, aty ku u shpërngul familja ime kur isha 7 vjeç. Gjatë këtyre viteve kam takuar shumë afro-amerikanë që nuk e njohin fare kulturën e tyre. Prandaj, vendosa që të ndërtoj një qytet që afro-amerikanët të mund të kthehen në kontinentin e origjinës dhe të ndihen mirë”, tha Akon, i cili nuk zbuloi me emër donatorët për projektin e tij që do të kushtojë 6 miliardë dollarë.


TË NGJASHME