HomeSociale

I ftohti polar gòdet Shqipërinë, ja cila do të jetë dita më e ftohtë

Pasditen e sotme në territorin e Shqipërisë do të ndjehet një rënie e menjëhershme e temperaturave, duke sjellë edhe ditët më të ftohta që janë shënuar prej kohësh në vendin tonë.

E ftuar në Neës24, sinoptikanja Lajda Porja tha se 10 ditëshi i fundit i janarit do të jetë me tempratura tejet të ulëta, teksa nga nesër e në vijim do të ketë mot të kthjellët, por shumë të ftohtë.

“Mëngjesi ka vijuar ende i ngrohtë, për shkak të qarkullimit të masave me origjinë nga jugu. pritet që orët vijuese, në pjesën e dytë të ditës do ketë masa të ftohta nga rrethi polar. Do ketë menjëherë rënie të temp duke i konvertuar reshjet e shiut në reshje dëbore. Mëngjesin e së shtunës do ketë spostim të vranësirave, duke bërë që moti të jetë i kthjellët , megjithatë do jetë shumë ftohtë. Temp në fundjavë -10 apo -11 gradë në vendet malore. Maksimalet gjatë fundjavës nuk do ngjiten më shumë se 7 apo 8 gradë.

Ky i ftohtë do qëndrojë disa ditë, të paktën deri të enjten. Do kemi ditë shumë të ftohta dhe më pas të ftohta. Nga e mërkura vlera negative në -15 gradë në zonat malore. Edhe në Tiranë temperaturat do të zbresin në -5 gradë. Dita më e ftohtë përcaktohet dita e hënë dhe e marta e ngjashme. Ka një tërheqje të valës ditën e enjte. Problematike do jenë ngricat në akset rrugore. Do jetë parametri i erës prezent që nga fundjava deri në mesin e javës. Më pas do kemi në ditët e fundit të janarit ditë të ftohta, por jo aq shumë të ftohta sa o përjetojmë gjatë këtyre ditëve”, deklaroi sinoptikania Lajda Porja.


TË NGJASHME