HomeShowbiz

I infektuar me COVID-19, Manushi merr recetën çudibërëse nga Alfred Cako: “Për 5 ditë do shërohesh”

Nuk ka mundur dot t’i shëtojë infektimit me COVID-19 as moderatori i njohur, Edi Manushi. Gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, ai foli rreth përjetimit të sëmundjes dhe gjendjes së tij shëndetësore aktuale.

Gjatë bisedës me moderatoren e emisionit shfaqet në ekran një video-mesazh, e realizuar nga konspiracionisti Alfred Cako, ai është edhe një nga bashkëpunëtorët e tij në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell.

Cako i uroi të shkuara mikut të tij dhe i sugjeroi një mjekim amerikan, që sipas tij, ka efekete të larta kuruese.

“S’më dëgjove mua, kur thoja jo maskë, jo tampon, jo në spital, por dëgjoje më shumë Bledi Manen, mos i dëgjo këto rilindasit shumë më dëgjo mua, hajt të shkuara. Ki parasysh mjekimet e amerikanëve. Mos ça kokë se për 4-5 ditë je i shëruar. Do dalësh për vrap, të mos harrosh vitaminën C, avokado, zink, vitaminën D lëng,” u shpreh Cako.


TË NGJASHME