HomeShowbiz

I izoluar në shtëpi, Kledi Kadiu: Mos përsërisni gabimin e Italisë, na dukej shumë larg Kina

Teksa aktualisht në Itali numërohen 10,149 të prekur dhe 631 viktima nga koronavirusi, Kledi Kadiu dhe familja e tij po qëndrojnë të izoluar në shtëpi.
Përmes një lidhjeje direkte në “Wake Up”, ndër të tjera, Kledi apeloi që Shqipëri të mos përsëriste gabimin e Italisë, duke u shprehur se gabimi i kësaj të fundit ishte se nuk e mori fort seriozisht situatën.
“Na dukej shumë larg Kina”, deklaroi Kledi.
Po kështu, një ditë më parë, Kadiu publikoi një video në Instagram nga shtëpisë e tij në Rimini, përkrah së cilës shkroi:
“Gjithçka do të shkojë mirë edhe në Shqipëri”.


TË NGJASHME