HomeLajmi i Fundit

I kërkuar në gjithë Italinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Arrestohet shqiptari i kërkuar në gjithë Italinë, për vjedhje me dhunë nëpër vila. Mediat italiane shkruajnë se është vënë në pranga 30-vjeçari shqiptar Myslim Hoxha në Santa Maria Capua Vetere.

Ai ishte i kërkuar në të gjithë Italinë për një vjedhje të përgjakshme kryer në Velletri në qershor 2018.

Në atë rast, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, rrahën një nga banorët ku hynë të grabisnin duke e lënë pa ndjenja përtokë, pasi e goditën me sende të forta në kokë.

Pas hetimeve, ndaj 30-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti, por i kërkuari ishte fshehur duke u vendosur në një zonë që e mendonte të sigurt.

Ai bëntë shumë kujdes të mos zbulohej dhe fliste shumë pak në telefon për të mos u përgjuar, por policia kishte marrë informacione për vendin ku qëndronte i fshehur dhe ndërhyri për ta arrestuar.