HomeLajmi i Fundit

I kërkuar për grabitje e pengmarrje, shqiptari kapet në hotel me një femër

Arrestohet një shqiptar i kërkuar në Itali për disa vepra penale, si grabitje dhe rrëmbim personi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në një hotel në Vercelli, në shoqërinë e një gruaje.

Policia kishte marrë informacione se ai ndodhej në qytet dhe i ishte vënë në ndjekje. Kanë gjurmuar rastin kur ia ka qenë brenda në dhomën e hotelit dhe pastaj kanë ndërhyrë për ta kapur.

Ai u vu në pranga dhe më pas u dërgua në polici, e tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.