HomeShowbiz

I komentuan jetën luksoze në Instagram, modelja: “Është gënjeshtër”

Ish-velina e “Fiks Fare” dhe modelja Anisa Mukaj prej kohësh jeton jashtë vendit pasi ka lidhur kontrata me agjensi shumë të suksesshme në Milano e Turqi. Së fundmi Anisa u komentua shumë për jetën luksoze që paraqet në Instagram, por e ftuar në “Ftesë në 5”,  modelja sqaroi si qëndron e vërteta.

“Instagrami është një gënjeshtër e madhe. Njerëzit shohin fotot në Instagram dhe kujtojnë se çdo gjë është më së miri, por në fakt ato janë momentet më të mira të jetës që publikohen aty. Unë vij nga një familje normale. Nuk bëj ndonjë jetë luksoze”, u shpreh Anisa.

Modelja tregoi se e la punën si velinë në “Fiks Fare”, 3 vite më parë pasi lidhi kontratë me një agjenci modelingu shumë të njohur në Milano.


TË NGJASHME