HomeSport

I mohuan fitoren, ky është momenti kur Florian Marku shpërthen në të shara (VIDEO)

Florian Marku u shfaq si një shqiptar i vërtetë pasi në kokë mbante një qeleshe me simbolet kuqezi por pavarësisht se ndeshja zgjati tetë raunde ai nuk mori gjë tjetër veçse një barazim 76:76 ndaj britanikut Jamie Stewart, duke ndërprerë serinë e fitoreve radhazi.

Florian Marku u shfaq shumë i irrituar, në ndeshjen ndaj britanikut Jamie Stewart pasi iu mohua fitorja, ndonëse në ring ishte gjatë gjithë kohës dominues.

Gjyqtarët vendosën që ndeshja mes dy boksierëve të mbyllej në barazim. Irritimi i Markut që nuk iu dha fitorja shihet edhe në një videon që ka nisur të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Boksieri shqiptar shihet teksa në intervistën pas ndeshjes, shpërthen në sharje ndaj arbitrit, duke thënë se fitorja ndoshta nuk iu dha për faktin se është shqiptar dhe për shkak të flamurit shqiptar që mbante në qeleshe.

Florian Marku është shprehur i zemëruar dhe i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve duke thënë se janë duke ia shkatërruar karrierën.

Megjithatë, Marku e kishte iniciativën duke dhënë disa goditje shumë të forta e madje duke e rrëzuar kundërshtarin një herë në raundin e dytë.


TË NGJASHME