HomeLajmi i Fundit

I moshuari kosovar mes lotësh dhuron monedhat e fundit që i kanë mbetur

Shqiptarët e Kosovës kanë treguar solidaritet të madh me banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Shumë qytetarë të Kosovës kanë ofruar strehim, ushqim, dhe para për qytetarët shqiptarë.

Moment prekës është dhe kur një i moshuar nga Medvegja, në një intervistë dhënë për mediat e Kosovës tregon mes lotësh se ka vetëm 10 euro e se ato do i dhurojë për Shqipërinë.

Siç shihet në këtë video të bërë virale, plaku nga zona e Luginës së Preshevës, shprehet se do me shpirt të ndihmojë Shqipërinë për këtë tragjedi të ndodhur. Ai nis të qajë për Shqipërinë, ndërsa thotë se mezi ka fituar para, pasi ka bërë një jetë refugjati