HomeLajmi i Fundit

I ngriti kurth Billës me të cilin ishte në një lidhje, Lakra: E kam bërë për para

Vajza 26-vjeçare Adjola Lakra, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa, ka dhënë dëshminë e saj pas ndalimit nga policia.

Mendohet se vajza ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh.

Ajo mësohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.

Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sipas uniformave blu, “Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M., (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.

K.S/GotaNews