HomeLajmi i Fundit

I ngriti vetes kurth/ Karabinierët kapin mat 24-vjeçarin shqiptar teksa ngjiste murin e…

Gjatë ditës së sotme një shqiptar në Itali është arrestuar, për shkak se nuk ka respektuar orën policore.

Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili prej ditësh ndiqej nga policia pasi ai lëvizste në orët e vona të natës.

Policia italiane mbrëmjen e djeshme i dha fund përndjekjes së tij, duke e arrestuar brenda një kantieri ndërtimi, ku shqiptari u zu në kurth gjatë tentativës për arratisje nga policia. Ishin vetë punëtorët e kantierit të cilët ndihmuan në arrestimin e shqiptarit pasi e bllokuan në momentin kur shqiptari kapërceu murin e kantierit.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.


TË NGJASHME