HomeSociale

I nxehti në Europën, shkakton 8 viktima/ Meteorologët: Temperaturat do të rriten më shumë

Deri më tani janë regjistruar edhe tetë vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.

Vala e paprecedentë e të nxehtit, me temperatura në shumë vende që tejkalon 40 gradë Celsius, ende po djeg të gjithë Evropën.

“Një 17-vjeçar vdiq sot nga një goditje e të nxehtit në një fshat në Andaluzi,  në jug të Spanjës”, thanë autoritetet, duke vënë në dukje se ishte viktima e parë e raportuar zyrtarisht nga i nxehtit,  që ka mbërthyer aktualisht në Spanjë.

Sipas qeverisë rajonale andaluziane, i riu ishte brenda një pishine por kur doli nga uji ai kishte spazma dhe u transportua në departamentin e urgjencës.

Tre vetë vdiqën në Francë, tre në Gjermani dhe një tjetër në Itali, ku autoritetet gjetën të vdekur një të pastrehë 72-vjeçar nga Rumania, i  cili  ishte afër stacionit kryesor të trenit të Milanos.


TË NGJASHME