HomeBotë

I nxehti rekord në Britani

Meteorologët parashikojnë që deri të premten, në Britaninë e Madhe të thyhet rekordi i deritanishëm i të nxehtit. Termometri llogaritet të shënojë 37 gradë celsius në jug, në lindje dhe në rajonet qendrore të vendit, por ekspertët thonë se nëse “të gjitha kushtet bëhen bashkë”, mund të kapërcehet rekordi i 38,5 gradëve, i vendosur në Kent, gushtin e vitit 2003.

Pjesa më e madhe e Anglisë nga ana tjetër mund të përjetojë stuhi të mëdha shiu dhe breshër të premten, çka sjell edhe rrezikun e përmbytjeve të befasishme. Disa zona ka gjasa të përballen me 30mm shi brenda një ore.

Autoritetet ndërkohë janë duke paralajmëruar personat që po përfitojnë nga këto ditë të nxehta për të shijuar një kamping në ambiente të hapura apo dhe aktivitete të tjera jashtë në zona të thata, që të bëjnë kujdes se mund të nisin padashur zjarre/top-channel.tv


TË NGJASHME