HomeSport

I pandalshëm/ Cristiano Ronaldo shënon sërish dhe thyen rekorde

Edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë, Cristiano Ronaldo, nuk di të ndalet së shënuari aq më pak në ndeshjet Champions League. Në fitoren e mbrëmjes së djeshme ndaj Bayer Leverkusen, sulmuesi portugez, arriti të shënojë një gol.

Me fitoren e mbrëmshme dhe golin e shënuar, Ronaldo ka arritur të thyejë plot 3 rekorde:
Ndeshja e fituar dje për portugezin, është ndeshja e 102-të e fituar, duke kaluar kështu Ilcer Casillas për numrin e ndeshjeve të fituara në Champions.

Barazoi Raul me numrin e skuadrave të ndryshme që u ka shënuar, 33 të tilla dhe gjithashtu, kalon rivalin e tij të përjetshëm Lionel Messi i cili ka shënuar kundër 32 skuadrave.

Shënon në 14 sezone radhazi në Champions League, si dhe ky ishte goli i 127 në këtë kompeticion.


TË NGJASHME