HomeSport

I pandalshëm Cristiano Ronaldo, tjetër rekord në Europë

Mosha nuk ndikon aspak në formën e Cristiano Ronaldo. Mbrëmjen e djeshme portugezi ishte protagonist absolut në ndeshjen kundër Lituanisë, të vlefshme për eleminatoret e “Euro 2020”. Në fitoren 5-1 të Portugalisë, CR7 shënoi plot katër gola. Me golat e shënuar dje Ronaldo theu dhe një tjetër rekord, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë në historinë e eliminatoreve në Europë.

Irlandezi Robbie Kean ishte mbajtësi i rekordit me 23 gola, por u kalua dje nga Ronaldo që shkoi në kuotën e 25 golave. Ronaldoi shënoi në minutën e 11-të me penallti për të vazhduar me tre gola të tjerë në minutat 62, 65 dhe 76.

https://www.youtube.com/watch?v=wiokkRupFS8

Me këtë fitore, Portugalia lë pas krahëve startin e dobët të eleminatorëve dhe padyshim që Ronaldo ka ndikim e tij në këtë situatë tejet pozitive. Në këtë mënyrë, Portugalia fiton, ndërsa Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde.


TË NGJASHME