HomeSport

I pandalshëm edhe në merkato, Partizani kërkon edhe mesfushorin Kallaku

Pas shpalljes kampion të Superiores, Partizani nuk ka të ndalur as në merkato. Pas nënshkrimit me mbrojtësin Elsin Hakaj, drejtuesit e klubit janë hedhur në sulm për të bërë një tjetër afrim. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Teutës, Sherif Kallaku.

Veç Partizanit, për mesfushorin 21-vjeçar ka shfaqur interes edhe klubi turk i Trabzonspor. Megjithatë, drejtuesit e kampionëve të Superiores, janë hedhur në sulm dhe po mundohen me çdo kusht të bindin Kallakun për të veshur fanelën e Partizanit sezonin e ardhshëm.

Palët janë në negociata e sipër, teksa në ditët në vijim pritet të mësohet edhe e ardhmja e Kallakut, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.


TË NGJASHME