HomeSport

I papuni më i kërkuar, “lumë” ofertash për Pochettinon

Edhe pse ka vetëm pak ditë që është larguar nga Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino nuk do të qëndrojë për shumë kohë i papunë. Suksesi i arritur me ekipin londinez, ka bërë që shumë nga klubet më të mëdhenj të Europës, të kërkojnë shërbimet e Pochettino.  Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, dy klube në veçanti po kërkojnë me insistim shërbimet e tij, Bayern Munich dhe Barcelona.

Pas shkarkimit të Niko Covac, drejtuesit e Bayern Munchen i kanë lënë drejtimin e skuadrës Hans Flick. Por, të gjithë e dinë që kjo është diçka kalimtare. Pochettino është nga të preferuarit e drejtuesve të bayern që do të provojnë ta bindin për të marrë stolin e ekipit.

Është e sigurt se në fund të sezonit Erenesto Valverde do të largohet nga katalunjasit, Pochettino është një emër që pëlqehet në Barcelonë, i sponsorizuar shumë edhe nga bashkëkombësi i tij, Leo Messi. Në këto kushte pritet të jetë Pochettino ai i cili do të vendos, të marrë në janar drejtimin e Bayern apo të pres deri në fund të sezonit për tu bashkuar me Leo Messin në Barcelonë.


TË NGJASHME