HomeRajon

I përmend gruan zyrtarit të lartë amerikan, deklarata e ministrit serb që shkaktoi reagime në sallë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka marrë gjithë vëmendjen në një takim me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacolli, në Bled të Sllovenisë.

Daçic foli për bashkëshorten e Palmerit, e cila ka prejardhje nga një vend i rajonit.

“Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiq, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiq.

Pasi u kthye në seriozitet, Daçiq tha se Palmerin e pret një punë e vështirë në rajon.

“Nuk ka punë të lehtë, por Serbia do të jetë konstruktive, prioritete janë situata në BH, fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a do ta fitojë Kosova liberalizimin dhe cila është perspektiva e regjionit”, tha ai.

Serbët, shtoi ai, “nganjëherë mendojmë se raporti mes Prishtinës dhe Beogradit është prioriteti kryesor, por ai ka edhe tema tjera”./Ekspress


TË NGJASHME