HomeShowbiz

I përmendin Ariana Grande, Pete Devidson largohet menjëherë nga klubi i humorit

Pete Davidson ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për shkak të raporteve të tij të ndryshme me vajzat e ‘Hollywood’. Pas ndarjes nga Ariana Grande, 25-vjeçari konfirmoi publikisht lidhjen e tij më të re me aktoren shumë herë më të madhe në moshë se ai, Kate Beckinsale.

Se fundmi Davidson ka qenë i ftuar në klubin e humorit ‘The stres factory’ dhe është larguar pasi drejtuesi i shfaqjes ka nisur të bëjë shaka për Kate dhe Ariana Grande.

Pete nuk mundi të tolerojë faktin që njerëzit të ironizojnë marrëdhëniet që ai ka pasur dikur, ndaj dhe refuzoi të performojë në skenë duke u larguar. Ky veprim i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave.

Kujtojmë se së fundmi në rrjet kanë qarkulluar thashethemet se Davidson dhe Beckinsale i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa mujore.


TË NGJASHME