HomeSociale

I plagosën të vëllanë, reagon kryetari i bashkisë

Ende mister rrethanat e ngjarjes ne te cilat u plagos Vangjel (Vanglel) Alla, 41 vjeç, vellai i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë. Ai u dergua në Spitalin Rajonal të Bulqizës në orët e para të së mërkurës, pasi në trup kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.

Nga hetimet e Policisë, gjithçka ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, në orën 02:40. Si autor i dyshuar për plagosjen është identifikuar Ilir Dani. 31- vjeçari rezulton person me precedent penal.

KONFLIKT

Ndonëse ngjarja mbetet ende e paqartë, Policia bën të ditur se sherri mes Vangjel Allës dhe Ilir Danit ka nisur brenda në lokal, ndërsa ishin të ulur në tavolina të ndara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e minatorëve, ku mes 31-vjeçarit Dani dhe vëllait të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka pasur fillimisht një zënkë verbale që përfundoi me të shtëna me armë.

Policia lokale bën të ditur se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është person me precedent të mëparshëm kriminal. Ai është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç, të dy të shpallur në kërkim. Policia e Bulqizës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Dibër, është vënë në kërkim për kapjen e autorëve të plagosjes dhe kanë ngritur postblloqe për prangosjen e tyre.

REAGON KRYEBASHKIAKU

Lefter-Alla

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, shprehet se ngjarja ku vëllai i tij mbeti i plagosur me armë zjarri, nuk ka lidhje me postin e tij. 47-vjeçari që ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë në fillim të muajit gusht, thotë se gjithçka ka qenë një konflikt i çastit. Lefter Alla ishte një nga të paktët kryetarë bashkie që mori detyrën në mënyrë “paqësore”.

Pas betimit para anëtarëve të Këshillit Bashkiak më 5 gusht, ish-kryetari i bashkisë, Melaim Damzi, i zgjedhur nga radhët e LSI-së, i dorëzoi detyrën duke i vendosur edhe shiritin pasardhësit të tij që fitoi më 30 qershor.

Damzi dhe Alla kanë dhe lidhje të afërt familjare pasi janë dajë dhe nip. Kjo ishte edhe arsyeja pse kalimi i pushtetit ishte në mënyrë shembullore


TË NGJASHME