HomeLajmi i Fundit

I premtoi se do linte gruan për të, 28-vjeçarja qëllon me armë hoxhën

Arrestohet një 28-vjeçare, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri, pas konfliktit që pati me një hoxhë, i cili sipas saj, i kishte premtuar se do linte gruan dhe fëmijët për të.

Dje në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “kanosje”.

Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ai ishte kanosur nga e dyshuara femër, e cila në kanosje kishte përdorur edhe armën, ku në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa nga veprimet tjera hetimore më vonë eshte identifikuar dhe arrestuar e dyshuara S. T., 28 vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale.

Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale “kanosje” dhe “përdorim i armës”.Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Por si ndodhi i gjihë rasti:

Një hoxhë i martuar, dhe me dy fëmijë nga Zhabari i Komunës së Mitrovices është gjuajtur me armë nga një grua, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.

Arma u shkrep edhe afër shtëpisë së një kleriku fetar në Zhabar të Mitrovicës. Pas mesnatës, një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.