HomeShowbiz

I rikthehet kënga në ‘Youtube’, këngëtarja shqiptare zbulon arsyet e fshirjes së saj

Arinda Gjoni ka publikuar së fundmi ‘Mamacita’ një bashkëpunim shumë special me këngëtarin Besart, një emër i ri në skenën shqiptare. Projekti është shumë ritmik dhe pritet të jetë shoqëruesi kryesor i ditëve të bukura të verës, për të gjithë ata që duan të kërcejnë. Bukuroshja e ekranit tregoi se ky projekt pati në prapaskenë disa mosmarrëveshje për shkak të të drejtave të dy kompozitorëve. “Mamacita’ është kompozuar nga një emër i njohur suedez, Gabriel Gassi dhe nga shqiptari Arbër Hajrizi. Mes tyre pati një mosmarrëveshje për të drejtat duke çuar në bllokimin e këngës për disa kohë. Më në fund gjërat u zgjidhën dhe kënga u rikthye”,-rrëfen Arinda.

Imazh i ngjashëm

Këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar në këtë këngë dhe xhirimet janë bërë në Suedi. Projekti duket se u ripublikua në kohën më të mirë të mundshme, pasi sezoni i verës është shumë pranë dhe ‘Mamacita’ do të jetë shoqëruese në pjesën më të madhe të aktiviteteve verore.


TË NGJASHME