HomeLajmi i Fundit

I riu gjendet pa jetë në banesë

Një 30-vjeçar është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Ksamil.

Bëhet fjalë për Ervis Orucin i cili është gjendur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete.

Dyshimet e para janë se ai mund të ketë ndërruar jetë prej marrjes së një mbidoze medikamentesh.

Mësohet se Oruci ishte një person me precedentë penale në vjedhje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh, dhe përdorues droge.

I riu, kishte pak javë që kishte dalë nga spitali psikiatrik i Vlorës. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.