HomeTeknologji

I riu hedh në erë makinën Tesla, nuk do ta besoni arsyen

Një burrë vendosi të shpérthejë Tesla Model S të tij për të protéstuar kundër kostos së lartë të një baterie të re.

Tuomas Katainen mori vendimin e guximshëm për të hedhur në erë edicionin e tij të vitit 2012 të Model S të bardhë, pasi u përball me një faturë të madhe prej 17,000 £ për një bateri të re.

Ai nuk e shpërtheu vetë makinën në erë, por 26-vjeçari kontaktoi ‘kanalin e bòmbarduesve’ në YouTube Pommijätkät, të cilëve u pëlqen t’i shpérthejnë gjërat.

Më pas, ata zgjodhën ta lidhnin motorin e tij me shkopinj dínamiti.

Tuomas ishte ai që e shtypi butonin dhe bëri copë-copë makinën.

Tesla u shpértheu në qytetin e lindjes së Tuomas, Jyväskylä, Finlandë, teksa vendi ishte i mbuluar me dëborë.

Në videon e Pommijätkät në Youtube, Tuomas tha:

“Kur e bleva atë, 1500 km e parë ishin të bukura, ishte një makinë e shkëlqyer deri më tani. Por pas një defekti, punonjësit e servisit më thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për makinën time dhe se e vetmja mundësi ishte që të ndërroj baterinë. Kostoja do të ishte të paktën 20,000 € (17,000 £) dhe leja për ndërhyrjen duhet të kërkohet nga Tesla. Kështu që unë u thashë atyre se do të shpértheja të gjithë makinën, sepse me sa duket nuk kishte asnjë garanci apo asgjë”.

Modeli Tesla S 2012 i Tuomas kushtoi rreth 37,000 deri në 67,000 £ kur u publikua në vitin 2012.

Musk, ka shitur së fundmi një mori aksionesh në Tesla, por ai mbetet aksioneri më i madh i vetëm./ Burimi: Lad Bible | GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME