HomeLajmi i Fundit

I riu merr peng 13-vjeçaren, policia e ndjek nga pas

Dalin pamjet e aksionit të policisë, në ndjekje të pengmarrësit të një vajze 13-vjeçare, që e kishte marrë atë me dhunë në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të shtatorit në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pengmarrësi është shtetasi Hugo Yaret Cortes-Ramirez.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, ai u ndoq nga policia dhe kur pa se nuk kishte shpëtim e braktisi makinën dhe ia mbathi me vrap drejt pyllit. Në ikje, qëlloi me armë ndaj policisë, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigjë po me të shtëna.

Me pas, nga shkëmbimi i zjarrit i riu 23 vjeçar u gjet i vdekur, por nuk dihet ende nëse është qëlluar nga policia apo vetëqëlluar. Për fat vajza është gjetur në makinë shëndoshë e mirë.