HomeSociale

I riu që u plagos në protestë flet nga spitali: Më qëlloi policia me plumb. Reagon Ministria e Shëndetësisë

Një protestues është plagosur në këmbë ndërsa ndodhej para Parlamentit.

Ai është lënduar në këmbë ndërsa ende nuk dihet se me çfarë, por është parë i gjakosur. Në gjendje të fikëti ai është shoqëruar nga disa protestues drejt spitalit.

Ndërsa ka marre ndihmën mjekësore, i riu pretendon se është qëlluar nga policia me plumb.

Reagimi Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë me anë të një reagimi zyrtar thekson se i riu është dëmtuar nga ciflat e mjeteve piroteknike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

7e2db15f-351b-4c69-b382-b10
9efb6d81-e5a2-4d91-810a-a93

TË NGJASHME