HomeLajmi i Fundit

I sekuestrohet makina kunatit të Lul Berishës

Vijon aksioni i FNSH-së, Shqiponjave, Patrullës së Përgjithshme, Policisë Kriminale dhe asaj të Qarkullimit Rrugor me pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Ndërkaq, burime të Top Channel bëjnë me dije se krahas sekuestrimit të makinave të blinduara të Dashamir Gjokës dhe Durim Bamit, OFL ka sekuestruar edhe makinën e blinduar të Plaurent Dervishit, i njohur si kunati i Lul Berishës./topchannel