HomeLajme

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 52- vjeçari

pranga

Një 52- vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës është arrestuar pasi u kap në Fushjë-Krujë.

Ky person ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Krujës e kishte dënuar në vitin 2019 me 6 muaj burg për mashtrim.

Tashmë, 52- vjeçari do të vuajë dënimin e me burg për veprën penale të kryer.

NJOFTIMI I POLICISË

Krujë

Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim  dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:  A.T.,52 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme


TË NGJASHME