HomeLajmi i Fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai është Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan, i cili është dënuar me 14 vjet burg nga Gjykata e Bergamos/Itali për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i plotë

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

K.S/ GotaNews