HomeLajmi i Fundit

I shpërtheu granata, plagoset adoleshenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku një 16-vjeçari i ka shpërthyer granata në dorë.

Mësohet se i plagosuri me iniciale E.Ç ka qenë duke luajtur në afërsi të ish-repartit Ushtarak ku aksidentalisht i ka shpërthyer granata dhe për pasojë ka gjymtuar dorën.

Adoleshenti po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.