HomeShëndeti

I themi jo rrudhave, vetëm me këto ushqime

Faktorët mjedisorë, stinët e vitit dhe rrethanat personale ndryshojnë vazhdimisht. Lëkura jonë duhet t’u përshtatet dhe përgjigjet këtyre ndryshimeve. Megjithatë, lëkura nuk është gjithmonë në gjendje ta ruajë ekuilibrin e saj dhe me kohë ajo humb lagështinë duke shkaktuar kështu shfaqjen e rrudhave.

Për të ruajtur këtë ekuilibër delikat, provoni të shtoni këto ushqime në dieten tuaj.

Më e mira për zbutjen e lëkurës: Shegët

Ky frut është i mbushur me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit të diellit. Plus, lëngu në farat e shegës përmban si acid ellagik ashtu edhe punicalagin. E para është një përbërës polifenoli që lufton dëmtimin nga ambienti, e dyta është ushqyes që mund të rrisë aftësinë e trupit tuaj për të ruajtur kolagjenin, indin lidhës subdermal që e bën lëkurën të duket e qetë dhe e shëndoshë.

Image result for pomegranates

Më e mira për zbutjen e rrudhave: Boronica

Boronica përmban më shumë antioksidantë sesa pothuajse çdo ushqim tjetër. Ato mund t’i japin lëkurës tuaj mbrojtje shtesë kundër ndotësit e ambientit që dëmtojnë lëkurën që vijnë nga ekspozimi i diellit dhe stresi emocional.

Image result for boronica

Më e mira për firmosje: Spinaqi

Spinaqi përmbajnë fitonutrientë të veçantë, ose përbërës antioksidues, që ndihmojnë të mbrohen nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Spinaqi është i ngarkuar me beta-karoten dhe lutein, dy lëndë ushqyese që janë treguar se përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

Image result for spinach

Më e mira për eliminimin e pikave kafe: Çaji jeshil

Ai përmban katekina (një nga komponimet më efektive për parandalimin e dëmtimit të diellit si hiperpigmentimi) dhe polifenolet (antioksidantë që mund të cbëjnë efektet e plakjes).

Image result for green tea

Më e mira për një shkëlqim të shëndetshëm: Vaj ulliri

Yndyrat e mira në vajin e ullirit janë shumë të dobishëm; ato përmbajnë omega-3 të shëndetshme për zemrën, të cilat përmirësojnë qarkullimin, duke lënë lëkurën me shkëlqim dhe të butë.

Image result for olive oil

TË NGJASHME