HomeShowbiz

I ushqen fëmijët vetëm me ujë dhe qumësht? Kim Kardashian hapi frigoriferin dhe na la me gojë hapur!

Pas një fotoje të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej tek frigoriferi i shtëpisë së saj, Kim Kardashian u bë kryefjala e rrjetit.

Të gjithë filluan të pyesnin me çfarë i ushqen fëmijët ylli i “KUWTK” , pasi në frigoriferin e saj dukeshin vetëm shije uji dhe kuti qumështi.

Pas “merakut” të madh të ndjekësve, Kim ka publikuar në InstaStory një video ku tregon se në fakt frigoriferi në foto ishte vetëm një nga frigoriferat e shtëpisë.

39-vjeçarja ka filmuar pjesën tjetër të ushqimeve, të cilat ndodheshin në një frigorifer gjigant që dukej si tregu i fruta-perimeve.

Brenda tij ndodhej gjithçka e shëndetshme për të cilën kishte nevojë e gjithë familja dhe kryesisht fëmijët e saj.

Frigoriferi i saj gjigant është “ëndrra” e çdo llupsi që mes siguri do t’i kthehet disa herë videos së mëposhtme.

“Pashë shumë komente nga njerëz që vrisnin mendjen se me çfarë i ushqej fëmijët e mi dhe meqë po vdisni ta dini, ju tregoj pak si duket nga brenda frigoriferi kryesor i mbushur me fruta e perime.”- shkruan Kim në postim.


TË NGJASHME