HomeLajmi i Fundit

I vë flakën dyqanit të xhaxhait, autori në gjendje të rëndë

Një 27 vjeçar nga Roskoveci ka mbetur i lënduar ndërsa i ka vënë flakën kioskës së xhaxhait të tij.

Sipas Policisë, në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..

27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.