HomePolitikë

I veshur si Celtic, Meta tërheq vëmendjen e ‘The Sun’

Fotoja me fanellën e Celtic FC e postuar mëngjesin e sotëm nga Presidenti Ilir Meta në facebook ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“The Sun” i kushtuar një artikull postimit të Metës, që shoqërohej edhe me videon e një goli të Rudi Vatës me Celtic, duke theksuar afeksionin e tij të veçantë me tifozët skocezë, sidomos që pas takimit të bujshëm në rrugët e Sarajevës dy ditë më parë.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka postuar një foto të tijën me fanellën e Celtic dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e një goli të Rudi Vatës në derbin ndaj Rangers. Politikani i njohur shqiptar u shfaq duke festuar me tifozët skocezë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në fillim të javës pak para ndeshjes së vlefshme për turin kualifikues të Champions League”, shkruan ndër të tjera The Sun.


TË NGJASHME