HomeLajmi i Fundit

I zhdukur prej 2 ditësh, gjendet bariu në Leskovik

Një bari u raportua se kishte humbur kontaktet me familjarët në Leskovik. Ai nuk po gjendej prej dy ditësh.

Pas dy ditëesh kërkime, është gjendur bariu në qytezën e Leskovikut. Burime policore bëjnë me dije se bariu u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Dhimitër Baze 74 vjeç mësohet se gjatë këtyre 48 orëve kishte shkuar tek të afërmit e tij.

Për të gjetur Bazen, janë angazhuar më tepër se 50 forca policore. Ai u kërkua për 48 orë rresht në malin e Melesinit, ku dyshohet se kishte humbur.

Po burime policore shtojnë se Dhimitër Baze kishte humbur dhe përfunduar në një fshat tjetër të largët nga ku i është ofruar ndihmë nga vetë banorët e fshatit.