Aktualitet Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Ia dinin itinerarin prokurorit/ Çfarë u gjet në makinën e autorëve

Autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim të gjithë itinerarin e prokurorit Arjan Ndoja dhe në momentin që u afrua pranë Mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan me breshëri automatiku. 

Mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin nisur në drejtim të Sukthit, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij, duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Pak orë pas ngjarjes, Policia ka gjetur një makinë tip “Benz”, të braktisur në rrugën e Ishmit, pranë varrezave, ku janë gjetur dy armë automatike.

Makina është gjetur e hapur, e padjegur dhe dyshohet se është mjeti i përdorur në krim.

Gazetarja Klodiana Lala tha sot se brenda mjetit u gjet edhe një predhë e pashpërthyer, e një bidon benzinë.

“Mesa duket autoret ishin pergatitur per ta djegur makinen, por nuk kane pasur kohe. Prova qe kane ne dore hetuesit eshte predha e pashperthyer ku mund te kene mbetur shenja gishtash”.

Mësohet se në mjet janë gjetur edhe dy maska.

Related posts

Irlandë e Veriut, miratohet ligji që lejon martesat gay

Klaudia gotanews

Njihuni me të dashurën ‘sekrete’ të Ledri Vulës

emanuela

Rrëzohet në det, piloti filmon avionin e tij pas aksidentit

Mila
Na Kontaktoni!