HomeSport

Ibra dhe Milan, suedezi përgatit rikthimin në shtëpinë e “Djallit”

Pavarësisht moshës dhe çdo rrethane, Zlatan Ibrahimovic është një prej futbollistëve më të mirë. Gjigandi suedez ka njoftuar largimin nga kampionati amerikan MLS dhe po përgatit rikthimin në Europë. Bologna në Serie A, vendosi kontaktet e para me Ibrën, por mesa duket edhe Milan është hedhur në aksion për të siguruar shërbimet e lojtarit. Maldini-Boban, dyshja drejtuese e Milan, fillimisht janë takuar me agjentin e futbollistit pqër të parë nëse ekziston ndonjë mundësi që Ibra të rikthehet edhe njëherë në shtëpinë e “Djallit”.

Sulmuesi suedez nuk do të ishte kundër një rikthimi në Milano, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Zllatan ka folur personalisht në telefon edhe me Boban duke i premtuar se brenda disa javësh do ti kthejë një përgjigje përfundimtare. Dëshira e Milanit është ti ofroj Ibrës një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ibra do të përfitoj 6 milion euro nëse pranon këtë ofertë nga “djalli”. Si gjithnjë, edhe këtë herë, pritet të jetë Ibrahimovic ai i cili do të thotë fjalën e fundit.


TË NGJASHME