HomeSport

Ibra i pandalshëm, shënon një tjetër supergol

Kur Zlatan Ibrahimovic, flet për veten ai i referohet verës sa më e vjetër, aq më e mirë. E mund të themi që për këtë gjë, ai ka plotësisht të drejtë. Sulmuesi suedez, vazhdon të mahnisë këdo me super golat dhe gjestet teknike që realizon herë pas here. Në ndeshjen e fundit në MLS, mes skudrës së tij Los Angeles Galaxy dhe New England Revolution, Ibra mahniti të gjithë, duke nxjerrë nga repertori i tij një super gol.

Në minutën e 84-ët, Ibrahimovic, shtangu mbrojtësit dhe portierin kundërshtar, duke shënuar një gol fantastik me roveshatë. Edhe pse goli ishte mbreslënës, shërbeu për statistika sepse skuadra e suedezit, u mposht me rezulatin 2-1. Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Ibrahimovic ka shënuar plot 11 gola.


TË NGJASHME