Lajme Sport

Ibrahimovic drejt Europës, kërkon rikthimin te gjigandi anglez

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mbetet një prej futbollistëve më të mirë dhe me deklaratat e tij mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në fushën e blertë, klasi i Ibrahimovic është unik, së fundmi në ndeshjen derbi përballë Los Angeles FC i përfunduar në barazim 3-3, Ibra shënoi dopietë.

Ish sulmuesi i Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe Man.United ndihet në formë dhe i gatshëm të rikthehet sërish në futbollin e rëndësishëm europian. Në një intervistë për “Daily Mail”, Ibra ka lënë gjithçka të hapur për një rikthim të mundshëm në Premier League, sigurisht me fanellën e Man.United: “Vazhdoj të mbaj hapur njërin sy për të parë situatën e “djajve të kuq”. Pash ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, nëse Rashford do të kishte realizuar atë penallti ndeshje mund të kishte një tjetër përfundim.

Personalisht kam vërtetuar se në Premier League mund të luaj me shumë lehtësi. Nëse Man.United do të kishte nevojë për mua, un jam këtu. Në Europë un e kam bërë punën time, vijon më tej Ibrahimovic. Kam fituar 33 trofe dhe tashmë shpresoj të fitoj diçka këtu. Të shohim se çfarë mund të ndodh pasi të përfundoj aventurën time këtu”, u shpreh Ibrahimovic.

Related posts

Justin Bieber pret flokët

Mila

Sakrifica e Chris Hemsworth për “Avengers”

Tatani

Rudina Hajdari akuza ndaj Ramës

Mila
Na Kontaktoni!