HomeSport

Ibrahimovic thyen rekord me fitoren ndaj Udineses në ‘Serie A’

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic duket se i ka dhënë një tjetër ‘frymë’ skuadrës së Milanit, që me suedezin në fushë, arritën një fitore të vështirë në ‘San Siro’ ndaj Udineses.

Kuqezinjtë fituan 3-2 sfidën ndaj bardhezinjve, falë një goli të minutave të fundit, që mban ‘gjallë’ entuziasmin tek tifozët e Milanit.

Ndonëse triumfi ndaj Udineses ka goxha peshë për ecurinë e Milanit, sfida ka qenë akoma më e veçantë për Zlatan Ibrahimovic, i cili theu një rekord në ‘Serie A’.

38-vjeçari arriti kuotën e 150 fitoreve në kampionatin italian në vetëm 222 ndeshje të luajtura.

Gjigandi suedez theu në këtë mënyrë rekordin e ish-lojtarit të Interit, Esteban Cambiaso, i cili kishte arritur 150 triumfe në ‘Serie A’ në 235 ndeshje.

Edhe njëherë tjetër, ‘Ibra’ provon se mbetet një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në kampionatit italian.

Aventurën në ‘Serie A’, suedezi e filloi në vitin 2004, kur u transferua nga Ajaksi tek Juventus.

Pas dy vitesh tek torinezët, Ibra u transferua tek rivalët e Inter, ku shijoi 3 vite mjaft të sukseshme, me 3 kampioate të fituara dhe një ‘Superkupë’ të Italisë.

Pas një aventure jo të mirë tek Barcelona, ai u rikthye në ‘Serie A’ me fanellën e Milanit, duke siguruar një tjetër ‘Scudetto’.

38-vjeçari kërkon që të ndihmojë ekipin kuqezi të arrijë të luajë sërish në nivelet më të larta dhe deri më tani, efekti i prezencës së tij është i qartë.

Rekordi i thyer në ndeshjen ndaj Udineses tregoi se Ibrahimoviç, ka ende shumë për të treguar në fushën e lojës.


TË NGJASHME