HomeLajme

Ibubrofen mund të jetë një ilaç kundër koronavirusit

Ibubrofen mund të ndihmojë pacientët në spital që janë të sëmurë me koronavirus.
Mjekët nga spitali ‘Guy’s & St Thomas’ në Londër dhe King’s College besojnë se ilaçi, i cili është një anti-inflamator, si dhe qetësues për qetësimin e dhimbjeve, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje.

Ata shpresojnë se trajtimi me kosto të ulët mund t’i mbajë pacientët larg ventilatorëve.
Studimet të cilat fillimisht u bënë te kafshët sugjerojnë se mund të trajtojë sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute, një nga komplikimet e koronavirusit.

Për simptomat e buta të koronavirusit, këshilli i mjekëve këshillon njerëzit të provojnë si fillim paracetamolin, pasi ajo ka më pak efekte anësore sesa ibuprofen dhe është zgjedhja më e sigurt për shumicën e njerëzve.


TË NGJASHME