HomeSport

Icardi mrekullon PSG, por e ardhmja lidhet me Serie A

“Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit por do të isha i lumtur të qëndroja tek PSG”. Mauro Icardi, dukshëm i lumtur pas “tripletës” në Kupën e Francës, është ndalur duke folur për të ardhmen e tij, por ndryshe nga sulmuesi argjentinas, “Repubblica” ka një tjetër version: Ish kapiteni i Interit dëshiron të rikthehet në Serie A, këtë herë për të veshur fanellën e Juves, skuadër më të cilën ishte shumë pranë edhe gjatë merkatos së verës. Icardi sëbashku me Wanda Nara po përgatisin terrenin për një rikthim në Serie A në fund të sezonit. Në Paris, Icardi arrti që brenda një periudhë të shkurtër të rifitoj formën e tij më të mirë, konfirmimi i radhës ishte kundër St Etienne:

“2020 ka nisur mirë për ekipin dhe për mua personalisht. Raporti me Cavanin, Neymar e Mbappe është shumë i mirë, mund të bëjmë diferencën në çdo moment, jemi një skuadër e vërtetë”, u shpreh Icardi. Në fakt sipas “Repubblica”, Icardi nuk e ka fshehur kurrë idenë për të rikthyer në Milano, vetëm për të jetuar aty, sëbashku me fëmijët dhe bashkëshorten pasi për të vijuar karrierën mendon vetëm për një opsion, Juventusin.

As “Zonja e Vjetër” nuk e ka hequr Icardin nga lista, sigurisht kanë në dispozicion një sulm të plotë, me Dybala, Ronaldo e Higuain por mosha e dy të fundit i detyron të qëndrojnë vigjilent në merkato. As bashkëshortja e tij nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm në Serie A: “A do të largohet Icardi nga PSG në fund të sezonit? Vendimi i takon vetëm atij, theksoi Wanda pak ditë më parë. Icardi është dhënë nga Inter në formë huazimi me të drejtë blerje nga PSG për 70 milion euro, rikthimi i tij sërish me fanellën zikaltër është thuajse i pamundur.


TË NGJASHME