Lajme Lifestyle Shëndeti

Ide të shëndetshme, për mëngjese të shpejta

Mëngjeset e shpejta e gjithmonë me një gjë të ëmbël për të ngrënë nuk është aspak e shëndetshme për një ditë të ngarkuar që na pret. E këtë nuk e bëjmë vetëm ditët kur nuk kemi kohë, por na është bërë zakon në përditshmëri.

Ka shumë mëngjese të tjerë që janë më të lehtë për tu përgatitur e shumë më shumë të shëndetshëm.

Ja disa ide:

Gjalpë kikiriku dhe banane

Provoni këtë superushqim dhe do ta ndjeni menjëherë diferencën në trupin tuaj. Ky ushqim mban gjashtë herë më shumë kalcium se qumështi duke ju siguruar energji për disa orë të mira.

Kos të zbutur me fruta pylli

Kjo është një pije magjike të cilën mund ta përgatisni në shumë pak sekonda. Merrni frutat kalojini në një blender, e pasi ti keni copëtuar hidhini kosin të cilin mund ta holloni edhe me pak ujë nëse dëshironi. Në këtë mënyrë do të përfitoni këtë pije të mrekullueshme të cilën mund ta konsumoni edhe rrugës duke shkuar në punë për ditët kur jeni me vonesë.

Sanduiç me avokado dhe vezë

Merrni dy feta bukë dhe i lyeni me avokadon të cilën duhet ta keni kaluar më parë në blender. Në fetat e bukës vendosni më pas nga një vezë të zier. Kështu do të keni një tost perfekt e të shëndetshëm.

Keku (Cup cake)

Keku me vezë por pa sheqer. Merrni vezët përziejini me spinaq proshutë dhe djathë. Më pas futini në format e kekut, e piqni për 15 deri në 20 minuta. Thjesht dhe shpejt! Një ushqim i përsosur.

Related posts

I kërkoi KQZ-së numrin e deputetëve, Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit

Xhensila Gotanews

Ideja “e çmendur” e Perez/ “Santiago Bernabeu” hap dyert për sfidën e shekullit

igligota

Xhensila pas lindjes për herë të parë me minifund

Mila
Na Kontaktoni!