Lajme Sport

Ideja “e çmendur” e Perez/ “Santiago Bernabeu” hap dyert për sfidën e shekullit

Roger Federer dhe Rafael Nadal, janë dy prej tenistëve më të mirë në botë dhe rivaliteti mes tyre, ka prodhuar gjithmonë sfida fantastike. Së fundmi, Florentino Perez, ka menduar të thyejë rekorde dhe të kalojë çdo pritshmëri me idenë për të hapur dyert e “Santiago Bernabeu”, për një ndeshje mes dy tenistëve.

Objektivi është të vendosin një rekord të ri botëror në tenis për numrin e spektatorëve që ndjekin live një ndeshje. 80 mijë tifozë të pranishëm për të shijuar live një sfidë e cila është kthyer në mit. Ideja e Perez, më shumë se sa një sportdashës i tenisit, është mbi të gjitha ekonomike por dhe për të hyre edhe në historinë e këtij sporti. Deri më tani ndeshja me më shumë spektatorë ka qenë ajo ndërmjet Serena Williams dhe Kim Clijsters e zhvilluar në Bruksel në vitin 2010 përballë 35,681 tifozë.

Related posts

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Klaudia gotanews

Mustafa Nano “përplaset” me Bushatin

Mila

Austri, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Mila
Na Kontaktoni!