HomePolitikë

Idrizi reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se luftën e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush si presion apo shantazh për ndarjen e Kosovës.

Me dorëheqjen nga posit i kryeministrit të Kosovës, Idrizi thotë se Haradinaj tha një leksion prej burri shteti.

Reagimi i plotë i Idrizit:

Ramush Haradinaj burrë në luftë e burrë shtetas në Paqe…

Luftën e burrave e grave të UÇK-së nuk e tjetërsojnë dot si luftë e shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci.

Luften e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si presion e shantazh për ndarjen e Kosovës, apo heqjen e Taksës me Serbinë deri në njohjen e Kosovës.

Komandant e Kryeministër Ramush Haradinaj, me këtë akt dhe një leksion prej burri shteti për gjithë shtetarët Shqiptarë, që të mos sillen sikur drejtojnë feude Bizantine, por shtete Sovrane.


TË NGJASHME