HomePolitikë

Ikën Vlahutin, ja kush është ambasadori i ri i BE në Shqipëri

Tashmë është zyrtare, Luigi Soreca do të emërohet kreu i ri i Delegacionit të BE në Shqipëri.

“Europa.eu” raporton se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini ka emëruar 24 drejtuesit e lartë të delegacioneve të BE.

Soreca ka njohuri të gjera për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe tanimë pritet që përvojën e tij ta vërë në funksion të procesit të negociatave Shqipëri-BE.

Zyrtari me origjinë italiane, i është bashkëngjitur Komisionit Evropian që prej vitit 1999. Ai është jurist me formim akademik, dhe gjatë kohës që Junker drejton unionin, ka koordinuar drejtimin e Komisionit Evropian, në përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Evropiane për Sigurinë.

Kujtojmë që Soreca ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë periudhës së liberalizimit të vizave.  Përvoja si drejtor i Sigurisë në KE, e ka bërë njohës të mirë të  çështjeve të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Luigi Soreca vjen në Shqipëri në një kohë kur Brukseli ka shtyrë me një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe BE-në/shekulli.com


TË NGJASHME