HomeLajmi i Fundit

IKMT aksion në Krujë, prishen furrat e gëlqeres

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se prej dy ditësh vijon aksionin në Krujë. Sipas njoftimit të IKMT-së, aksioni ka të bëjë me prishjen e furrave të paligjshme të gëlqeres në këtë zonë.

Deri tani janë prishur dhjetë të tilla, mes tyre disa të rindërtuara pas aksionit të IKMT para pak javësh. Aksioni në Krujë ka nisur prej muajsh dhe janë prishur dhjetëra furra gëlqere dhe gurore.

IKMT prej dy ditesh ne zonen e Krujes ne aksionin per prishjen e furrave te paligjshme te gelqeres. Deri tani jane prishur dhjete te tilla, mes tyre disa te rindertuara pas aksionit te IKMT para pak javesh.” njofton IKMT.