HomeLajme

IKMT rinis aksioni në Vlorë/ FNSH shton forcat

Mëngjesin e kësaj të marte ka rinisur aksioni i IKMT-së në Radhimë për prishjen e objekteve.

Ndërsa në territor janë dislokuar më shumë forca policore të FNSH, pas perplasjes që pati të hënën mes pronarëve të subjekteve që do shemben dhe policisë.

Ata kanë krijuar perimetër sigurie e nuk kanë lejuar media e banorë të hyjnë në territorin ku po ndërhyhet.

Sakaq, aksioni po ndiqet nga kreu i IKMT Dallandyshe Bici dhe Drejtori i Policise së Vlorës, Artion Duka.

beafb5e2-35c2-4ba8-b838-4de9640bd3ed


TË NGJASHME