HomePolitikë

Ilir Meta kërcënon Kujtim Gjuzin, ngjarja në Prokurori/ Pamje të shenjave të dhunës në kokë e duar

Kryetari i Partisë Konservatore, deputet i Republikës së Shqipërisë, Kujtim Gjuzi gjatë një interviste ka treguar se është njohur më parë me disa nga drejtuesit aktualë të shtetit. Një ndër ta Ilir Meta, president.

“Unë jam pronar i parë një bari, Kapriçoza në Tiranë, ça bëni kështu. Iir Meta me Monika Kryemadhin kanë ngrënë byrek tek Kapriçoza ku nuk mund të hyjë i pa shoqëruar. Dakord! Dhe i thashë: ju jeni duke ngrënë, në të drejtën zakonore nuk mund t’ju ngrejë nga byrekët që po hani. Por herë tjetër nuk mund të hani byrekë këtu, shkoni tek byrektorja. Se këtu është bar”.

Por i ftuar në emisionin “Gota Show”, moderatori Silvi Fort i kujton një frazë që ai ka thënë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Silvi Fort: “Ilir Meta dhe Kyremadhi hanin byrek te bari im”, çfarë ke për të thënë sot për këtë gjë?

Kujtim Gjuzi: Ilir Meta dhe Kryemadhi atëherë ishin shumë të rinj dhe në Tiranë ishte bar Kapricoza, që të hyje brende ishe i detyruar të shoqëroheshe nga një princeshë, që në momentin e parë kishe gratis, pa pagesë një coca-cola amerikane dhe për femrat ishte një lemonadë për të ruajtur linjat.

Për të vazhduar më tej për një ngjarje që i ka ndodhur me Presidentin Ilir Meta, Kujtim Gjuzi tregon:

“Ilir Meta njëherë kur unë e godita për mbikalimin e Durrësit, në Plepa, i thashë pse vure dorë në pjesën tjetër, se ajo ishte autostradë, pra mbikalimi duhet të ishte dyplanësh. Më datën 2 Dhjetor 2001 më solli në tavolinë bashkë me ambasadorin Zef Bushati, dy kriminelë me pistoleta me silenciatorë dhe kur hynë brenda unë e pashë që e kishin me ne. Bushati tha unë jam në tavolinë me të drejtë zakonore, Gjuzin e kemi mik, s’mund ta merrni me vete falë pardesysë së bardhë, të Azem Hajdarit, unë u çova dhe thashë do vij unë me ju vetëm mos vrisni njerëz në tavolinë, kishim dy kriminelë përballë. Këtë ngjarje po e tregoj për herë të parë në televizion edhe pse ndodhet në Prokurori. Në atë moment s’kisha zgjidhje tjetër, ti je tironas kërcitja dhe ja ku është shenja (tregon shenjën), që ia kërcas njërit prej atyre. Në momentin që i bie të parit, i dyti tërheq këmbëzën e pistoletës, për shans mbeti pistoleta hapur dhe unë marr 14 qepje në kokë me pjesën e mbrapme të pistoletës, dhe përderisa po bisedoj me ju besoj se jam normal.”


TË NGJASHME