HomeSociale

Ilir Meta nuk harron skuadrën e zemrës pas triumfit në Ligën e Europës

Presidenti i Republkës së Shqipërisë, Ilir Meta përveçse angazhimeve të tij në politikë, njihet për mbështetjen që i jep sportit dhe veçanërisht futbollit. Meta është një tifoz i skuadrës skoceze të Selltikut dhe pas fitores së tyre mbrëmjen e djeshme ndaj Kluzhit në Ligën e Europës, me rezultatin 2-0, ai ka reaguar në rrjetin social “Twitter”.

Përqafime të zjarrta për të gjithë tifozët e Celtc për këtë fitore të madhe sot! Emocione të papërshkruara! Urime për vendin e parë në grupin E të Europa League! Jeni të mrekullueshëm! Ju dua shumë! Hail hail !”, shkruan presidenti Meta, i cili ka postuar edhe një video që tregon atmosferën në stadium.

Ilir Meta

?@ILIRMETAZYRTAR

?
?

PËRQAFIME TË ZJARRTA PËR TË GJITHË TIFOZËT E PËR KËTË FITORE TË MADHE SOT! EMOCIONE TË PAPËRSHKRUARA! URIME PËR VENDIN E PARË NË GRUPIN E TË EUROPA LEAGUE! JENI TË MREKULLUESHËM! JU DUA SHUMË! HAIL HAIL!#CELTICFC #CELCLU #UEL

Embedded video

Selltiku kujtojmë, në Ligën e Europës, ndodhet në vendin e parë të Grupit E me katër pikë, një më shumë se Lacio dhe Kluzh që e ndjekin. Gjthashtu në kampionat skuadra skoceze është në vendin e parë me 19 pikë, e ndjekur nga Rejnxhersi./panoramasport


TË NGJASHME